Kosova U17 rivale e pabarabartë me Sllovakinë U17 në palestrën sportive në Ankara të Tueqisë.
Sllovaket shënuan fitore të thellë me rezultat 35:15 ndaj Dardaneve, në kuadër të Kampionatit Evropian në divizionin B.
Vetëm pjesën e parë u pa dominimi i vashave sllovake kur avancuan me 13:4 dhe e përmbyllën pjesën e parë me 18:7 ndaj vashave të trajnerit Mitat Ferati.
Deri në fund të takimit, sllovaket theluan fitore në 20 gola (30:15) dhe një humbje që vërtet shokon të gjithë në komunitetin e hendbollit tonë.
Martina Bibaj me 5 gola është më efikasja, e ndihmuar nga Diona Dresh me 4 etj., ndërsa të sllovaket u dallua Anna Svec me 6 gola, e ndihmuar nga Laura Beke me 5 etj.