Federata e Hendbollit të Kosovës ka bërë të ditur që katër hendbollistet e kombëtares dardane janë takuar me Siraba Dembele Pavlloviq,
“Katër lojtaret e kombëtares së Kosovës që u shpallën më të mirat e ndeshjeve të deritashme në Kampionatin Evropian të Divizionit B në Ankara të Turqisë, të premten kanë pasur një përvojë të veçantë.
Në kuadër të projektit “Respect Your Talent”, katër lojtaret tona kanë bashkëbiseduar me yllin e hendbollit, Siraba Dembele Pavlloviq.
Gjatë aktivitetit “Respect Your Talent”, lojtaret tona kanë pasur rastin të mësojnë shumë gjëra të rëndësishme për karrierën në hendboll dhe të argëtohen në shoqëri me lojtaret e vendeve tjera dhe yllin e hendbollit, Dembele”, njofton FHK.