Hendbollisti prej më të mirëve në Kosovë, Rron Ramadani, ndahet me klubin e Prishtinës.
Ramadani ka falënderuar Prishtinën por nuk ka bërë të. ditur se ku do të vazhdojë karrierën!
A ka gjasa që të rikthehet në vendlindje, në KH Kastriotin e Ferizajt?
“Dëshiroj të ju njoftoj që sot mes një marrëveshje të përbashkët kemi ndarë rrugët me klubin tim të deritanishëm KH Prishtina, ku isha pjesë tash e katër vite.
Dëshiroj ti falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që kam luajtur përkrah tyre, të gjithë trajnerët që kemi punu së bashku dhe të gjithë bashkëpuntorët.
Një falënderim i veçantë për presidentin Edi Kolgeci i cili më ka qëndruar mbrapa për gjithçka dhe në çdo moment.
Tifozët ‘Plisat’ dua t’ju them faleminderit për mbështetjen gjithmonë,
Ky është profesioni ynë andaj duhet ta pranojmë edhe ndarjen! Suksese KH Prishtina”, ka bërë të ditur Ramadani.