Portierja shqiptare paraqitet në Superkupën e Zvicrës

Hendboll

Portierja shqiptare paraqitet në Superkupën e Zvicrës

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:07
Venera Kafexholli

Portierja shqiptare paraqitet në Superkupën e Zvicrës!

Portierja e Kombëtares së Kosovës, Venera Kafexholli, ka bërë hap të rëndëshëm në karrierë.

Ajo të dielën u paraqit për ekipin e parë të klubit të njohur zviceran, Spono Eagles.

Spono luajti në ndeshjen për Superkupë të Zvicrës. Pësoi nga LC Bruehl me rezultat 33:24.

Kafexholli pritet të ketë paraqitje të tjera për Spono Eagles, që do t'i shërbejnë për zhvillim të mëtejmë në karrierë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat