Hendbollisti i Trepçës së Mitrovicës, Lulzim Shabani, ka zyrtarizuar kalimin e tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, dega në Ferizaj.
Zyrtarizimin e ka bërë përmes profilit të tij në facebook.
“Nga sot do jem pjesë e partisë politike LDK, kjo bindje më është krijuar dalëngadalë duke u rritur dhe duke i kuptuar gjërat edhe më mirë rreth çështjeve të ndryshme që kanë të bëjnë me komunën dhe shtetin tonë, prandaj ky vendim ishte shumë i lehtë për tu marr.
Shabani i pari në të djathtë
Koha për fitore të reja edhe jashtë terreneve sportive tashmë ka ardhur.
Faleminderit shumë për mikpritje kryetar z. Visar Azemi”, ka bërë të ditur Shabani.