Trepça e Mitrovicës sot do të zhvillojë ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për edicionin e ri të elitës së hendbollit të Kosovës.
Taib Kabashi, kryetrajner i Trepçës, do të testojë formën e secilin hendbollist.
“Luajmë miqësore me Kumanovën, në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ardhshëm.
Testimi i formës është i rëndësishëm në prag të fillimit të garave”, - thuhet në njoftimin e Trepçës.
Ndeshja luhet sot në orën 18.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.