Ndeshja miqësore mes Trepçës së Mitrovicës dhe Kumanovës, ishte paraparë të zhvillohet sot në orën 18.00 në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Ndeshja është anuluar, ndërsa arsyeja është e çuditshme.
“Për shkak të problemeve me dokumentacion jo të kompletuar të disa prej lojtarëve të klubit të Kumanovës, është pamundësuar hyrja e ekipës së tyre në territorit e shtetit tonë dhe për fat të keq ekipi kundërshtar nuk ka mund të vazhdoj rrugën drejt Mitrovicës për të zhvilluar ndeshjen miqësore me ne.
Andaj ndeshja anulohet deri në informimin e radhës”, njofton KH Trepça.