Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka udhëtuar për në Slloveni. Kombëtarja është vendosur në qytetin Lashko, ndërsa mbrëmë ka zhvilluar një stërvitje.
Në këtë qytet, Kombëtarja jonë e hendbollistëve do t’i zhvillojë dy ndeshje kontrolluese me Kombëtaren e Kuvajtit.
Ndeshja e parë është të martën prej orës 17:30, ndërsa e dyta të mërkurën prej orës 16:30.
Këto ndeshje zhvillohen në kuadër të përgatitjeve për ciklet e ardhshme kualifikuese.
Disa prej reprezentuesve të rregullt mungojnë për shkak të angazhimit në skuadrat e tyre. Ndërkohë dy ndeshjet përgatitore do të shërbejnë edhe për testimin e disa lojtarëve të rinj.