Kuvajti e ka mposhtur me rezultat 36:23 kombëtaren e Kosovës, në miqësoren e hendbollit që u zhvillua në Lashko të Sllovenisë.
Është një miqësore por rezultati është i thellë, sigurisht nuk është edhe real siç thuhet edhe në raportin e Federatë së Hendbollit të Kosovës.
“Të martën në Lashko të Sllovenisë, Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e parë miqësore me Kuvajtin. Kuvajtasit, që ka një javë që janë të grumbulluar dhe tashmë kanë luajtur shumë miqësore në Slloveni”, - shkruan mes të tjera në faqen e FHK-së.
Pavarësisht kësaj, selektori Bujar Qerimi, synon që ta përgatis në mënyrën më të mirë kombëtaren.
A po i kruhet koka nga sikleti Bujar Qerimit?
Është e natyrshme, ky rezultat nuk e lë të qetë selektorin dhe kërkon që të mënjanohen gabimet e kësaj sfide.
Ky test është i mirëseardhur për kombëtaren tonë.