Nesër do të zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në hendboll (femrat).
Kampionja dhe fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu do të ndeshet me Ferizajn.
“Nesër (e shtunë), në ora 18:00 në Pallatin e Sporteve ‘Minatori’ në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës në hendboll, në konkurrencën e femrave, ndërmjet KHF Ferizaj dhe KHF Istogu.
Dashamirët e hendbollit e kanë mundësinë që ta përcjellin këtë përballje të të dyja ekipeve më të mira në vend!
Nesër të gjitha rrugët na çojnë në arenën e Mitrovicës!
Ferizajas!, e keni mundësin që të jeni bashkëpjesëmarrës të këtij spektakli!”, njofton KHF Ferizaj.