Me shumë interes pritet ndeshja mes hendbollisteve të Istogut dhe atyre të Ferizajt.
Istogu e Ferizaj takohen të shtunën prej orës 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë në ndeshjen për Superkupën e Kosovës.
Ndeshja për Superkupë do të dëshmojë për forcën e skuadrave në kampionatin e ri, ndonëse kompletimi dhe komponimi i skuadrave do kohë.
Istogu ka fituar gjithë trofetë edicionin e kaluar dhe synon të vazhdojë me dominim
. Por ferizajaset synojnë të ndërpresin këtë dominim, duke nisur nga ndeshja e Superkupës. Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje, ndërsa adutët do t’i zbulojnë që nga ndeshja për Superkupë/