Klubi i hendbollit Vushtrria (meshkujt) para shuarjes, ky është turpi i madh! A ka përgjegjësi tek ky qytet, a ka përgjegjës?
Ku është kryetari i Komunës së Vushtrrisë?
Ku është drejtoria e sportit në komunën e Vushtrrisë?
Po ku janë donatorët e Vushtrrisë?
A është turp për një komunë, që ka në zemër sportin. sot të diskutohet për hendbollin, për klubin e Vushtrrisë – meshkujt, po shuhet, nuk po shuhet!
Ku janë tifozët “Forca”?
Ku jeni ju tifozët, sharmi i vushtrrias, që e mbushni palestrën “Jeton Tërstena” – Tota”?
Ku jeni ju Tifozët që keni heshtur, që nuk çoheni në këmbë, të protestoni dhe mos të lejoni një klub që e keni krenari, që të vije deri të shuarja!
Ky është turp për një qytet siç është Vushtrria që e ka pru veten në këtë situatë dhe për pak mjete financiare!
A ka kush që e merr guximin dhe ta drejtojë anijen gati të fundosur?
Ky është turpi i madh për një qytet, për një qytet të sportit, që jeton i madh dhe i vogël me sportin!