Kampionja e Kosovës, Istogu, synon fitore në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës.
Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, premton fitore sa më të thellë kundër Prishtinës, me synim që të nisin edicionin ashtu siç i ka hije kampiones.
“Skuadra më e mirë e Kosovës edicionin e ri të Superligës së hendbollisteve e fillon të dielën ndaj Prishtinës në Prishtinë.
Istogaset e nisën mirë këtë edicion pasi javën që shkoj trofeve të fituar në edicionin e kaluar, ia shtuan edhe Superkupë të Kosovës.
Istogu të dielën fillon kampionatin e ri por me ambicie të njëjta trofetë e radhës.
Ndeshja zhvillohet në Bardhosh nga ora 18:00.
Istogu javën e ardhshme fillon kampanjën Evropiane në Palestrën Karagaçi zhvillon dy ndeshje në kuadër të EHF European Cup kundër skuadrës portugeze SIR 1MAIO”, njofton KH Istogu.