Prishtina as në tokë dhe as në qiell, sot ka startuar në mënyrë më katastrofale, duke pësuar fiasko, me rezultat 50:27 nga kampionja në fuqi, Istogu.
Istogu ka treguar lojë shumë të mirë duke ngadhënjyer me 23 gola dallim.
“Istogu ashtu si i ka hije kampionit mposhtë bindshëm Prishtinën në kryeqytet.
Istogaset herët nisën shkëputjen për të treguar që në Prishtinë kanë udhëtuar për të nisur më këmbë të mbarë edicionin e ri, në fund rezultati ishte 27:50 për hendbollistet Istogase.
Të gjitha hendbollistet u paraqiten në parket për të dhënë kontributin e tyre në këtë ndeshje.
Istogu ndeshjen e radhës e zhvillon në kuadër të raundit të dytë të EHF European Cup të shtunën në palestrën ‘ Karagaç’ në Pejë”, - njofton KHF Istogu.