Skuadra shqiptare Çair ka arritur në Holandë e cila do të përballet me Venlo-n, në kuadër të ndeshjes së kthimit të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Ballafaqimi luhet nesër në irën 19.00.
Vashat e trajnerit Basri Latifi kanë pak shpresa për ndonjë mrekulli, pasi që përballjen e parë në Shkup e humbën me rezultat 39:26.
“Ekipi i Çairit mbërriti në Holandë.
Sipas programit, ekipi ynë sonte përfundoi seancën e vetme stërvitore para ndeshjes kthyese me Venlon në arenën ‘Egerbos, Blerick’, ku do të luhet edhe ndeshja e nesërme”, njofton klubi Çair.