Maccabi Arazim Ramat gan ka shënuar fitore me rezultat 26:24 ndaj Ferizajt (11:12), në ndeshjen e parë të rrethin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Ndeshje me rivalitet të madh është zhvilluar mes Maccabi Arazim Ramat gan dhe Ferizajt.
Mbi 400 shikues në palestrën e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj dhe mëkat që nuk ka pasur më shumë shikues, për të pa një lojë të mirë.
Në minutën e 26-të, ferizajaset barazuan rezultatin 10:10 dhe për të shkuar në pushim me rezultat 12:11 në favor të tyre.
Lojtarja e ndeshjes padyshim është portierja e Ferizajt, Teninke Kaba
Pjesa e dytë e ngjashme me të parën, me rivalitet dhe e me kthesa në rezultat.
Në minutën e 51-të Ferizaj udhëheq me 20:21, ndodhi që për një minutë izraelitet të barazojnë dhe avancojnë me 22:21 ndërkohë në 22:24 për Ferizajn pikërisht në minutën e 56-të.
Në minutën e 58-të skuadra izraelitet ka barazuar rezultatin 24:24.
Në minutën e 59-të, Tasiq nuk gaboi nga shtatëmetërshi duke kaluar në epërsi me rezultat 24:25 Maccabin.
Maccabi ka shënuar fitore me rezultat 26:24 ndaj Ferizajt.
Hendbollistja Anastacio, Jaqueline me 5 gola, e ndihmuar nga Dunja Tasiq me 5, Mox Shaul 4, Katrin Teplitsky 4, May Ulzari 4, janë më efikaset të izraelitet dhe të Ferizaj u dallua Amanda Lemos me 6 gola, Amanda Mittelsradt 5, Lorena Matarova 4, Kaita Gnaraba 4 sosh.
Ndeshja e kthimit do të luhet nesër (19.00) po në Ferizaj.