Të shtunën u luajtën dy ndeshje të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Fitore shënoi Vëllaznimi i Gjakovës. E mposhti skuadrën deçanase, Jusuf Gërvalla me rezultat 32:29. Tri gola ishte dallimi edhe pas pjesës së parë, 15:12.
Rona Zherka i shënoi nëntë gola për Vëllaznimin, ndërsa Elsa Dana i kishte tetë.
Për Jusuf Gërvallën, Nurije Qekaj i shënoi shtatë gola.
Nga gjashtë i kishin Dorentina Qufaj e Ardiana Imeraj.
Samadrexha ka dëshmuar se ka synime të mëdha këtë edicion duke fituar si mysafire e Prishtinës me rezultatin bindës, 34:25.
Që në pjesën e parë samadrexhaset krijuan epërsi prej tri golash, 17:14.
Arlinda Maloku shkëlqeu te Samadrexha me nëntë gola. Rabia Oz i shënoi tetë. Te Prishtina, Melike Ipçi i kishte tetë gola.