Çair i thotë lamtumirë Evropës me humbje të rëndë 

Hendboll

Çair i thotë lamtumirë Evropës me humbje të rëndë 

Nga: K. G. Më: 30 shtator 2023 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Pas disfatës së thellë në shtëpi me 13 gola diferencë (39:26), skuadra e Çairit sot i thotë lamtumirë Evropës për këtë sezon me një tjetër ndeshje të humbur dhe me një debakël në Holandë.

Çair u mposht sërish nga skuadra Venlo, këtë herë me rezultat 43:18 (22:9).

Fituesi i këtij dueli ishte i dukshëm që në fillim kur vendasit udhëhoqën me rezultat 7:1 dhe 10:2.

Në fund të pjesës së parë u lëndua hendbollistja Hana Miftari.

Pjesa e dytë ishte vetëm një formalitet dhe skuadra shqiptare Çairi mposhtet me 25 gola dallim, duke u eliminuar në rrethin e dytë të Kupës Evropiane. 

Golashënueset më të mira te Çairi janë Nikolovska me katër gola, Dinevska dhe Rahmani me nga tre gola.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat