Istogu ka shënuar fitore të madhe me rezultat 29:27 (13:14) ndaj SIR 1Maio nga Portugalia.
Istogu luajti me zemër dhe rrëzon portugezet nga Kupa Evropiane në hendboll
Istogu ka treguar lojë shumë të mirë në ndeshjen e kthimit të Kupës Evropiane, që u zhvillua në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.
Një ndeshje me rivalitet të madh që nga minuta e parë e deri në fund.
Istogu ka përmbysur humbjen e ndeshjes së parë me rezultat 31:30,
Skuadra portugeze e përmbylli pjesën e parë në favor të vetin me rezultat 13:14.
Me fillimin e pjesës së dytë, mysafirët kalojnë në epërsi me 13:15 por Istogu nuk dorëzohet duke treguar fuqinë e kampiones së Kosovës.
Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala pasi që barazuan rezultatin dhe kaluan në epërsi me 20:18 në minutë e 40-të.
Në minutën e 55-të e shtuan epërsinë në 4 gola (26:22) dhe kjo edhe i dha qetësinë deri në fund, duke fituar me rezultat 29:27
Istogu me plotë meritë është kualifikuar në rrethin e tretë.