Një skandal në hendbollin e Kosovës.
Këtë skandal e ka treguar vet hendbollistja Klea Ajvazi.
Klea është hendbolliste e ekipit shqiptar Çairi që garon në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Lista e parë
Kjo talente luan në pozitën e bekut të majtë!
Klea tregon për çudinë që i ndodhi, një herë nuk e thërrasin, pastaj e thërrasin dhe e largojnë.

Lista e dytë
Sipas saj, trajneri i thotë nuk të kam ftuar në kombëtare U19.
“Kombëtarja e Kosovës u19 (14 lojtare në grumbullim), kombëtarja e Kosovës U17 (18 lojtare në grumbullim).
Unë në listën e parë nuk kam qenë pjesë e listës.
Në listën e dytë ku kjo listë u ndërruar veç për mu, ndryshimi është tek unë, pasi një lojtare u lëndu.
Edhe me kanë ftuat 24 orë para grumbullimit.
Nuk me kanë tregu që me kanë ftua pse u lëndu lojtarja e nuk kanë pas kanë tjetër me marr.
Më kanë thënë që u bë një padrejtësi tek ti”, - tregon Klea për gazetën kombëtare “Bota sot”.
Cila është çudia që ndodhi mandej dhe e detyrojë hendbollisten e talentuar që të braktis kombëtaren e Kosovës?
“Pas 4 dite vjen momenti, kombëtarja U17 mi largu lojtaret.
Dikush intervenon edhe e fut lojtaren prej U17 në U19 edhe me largojnë mu.
Unë ditën e fundit e marr vesh se unë do të largohem.
Edhe unë nuk du me kanë më pjesë e kombëtares së Kosovës
Edhe trajneri Granit Sahiti thotë se un nuk të kam ftuar”, thotë me zemërim Klea.