Kosova është në grupin e 8-të me Danimarkën dhe Poloninë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.
Grup shumë i fortë.
Selektori i Dardanëve, Agron Shabani, sonte ka zhvilluar edhe stërvitje në Horsens para ndeshjes së nesërme.
“Kombëtarja e Kosovës në hendboll është në Horsens ku të enjten prej orës 21:00 është ndeshja me Danimarkën.
Kombëtarja në orët e mbrëmjes ka zhvilluar një stërvitje ku janë bërë përgatitjet e fundit para takimit me superfuqinë e hendbollit”, njofton FHK.