Mali i Zi ka shënuar fitore të thellë me rezultat 39:23 (16:14) ndaj Turqisë, në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (fermat).
Te malazezet shkëlqeu Dijana Mugosha me 8 gola.
Në radhët e turqve Iskit-Calishkan u dallua me 6 gola.
Pjesa e parë ka qenë me rivalitet, ku rezultat ishte 16:14 për malazezet.
Në pjesën e dytë mysafiret dëshpëruan me lojë e rezultat.
Mali i Zi është në grupin 6 me Serbinë, Bullgarinë dhe Turqinë.