Hendbollistet e Kosovës do ta kenë një përballje të vështirë kundër Danimarkës në hapje të kualifikimeve për “Euro 2024”.
Përballë “Dardaneve” sonte do të jenë hendbollistet e Danimarkës. Ndeshja do të luhet në qytetin Horsens të Danimarkës dhe me fillim nga ora 21:00.
Vjet danezet luajtën në finale të Evropianit, ndërsa në vitin 2020 ishin në gjysmëfinale.
Sa u takon botërorëve, në vitin 2021 Danimarka ishte e treta. Kosova bazohet në lojtare të konfirmuara, tri prej të cilave luajnë pikërisht në elitën e Danimarkës, dhe ka lojtare edhe nga klubet norvegjeze, gjermane, franceze e zvicerane dhe po ashtu lojtare të klubeve kosovare.
Pas dy dite, të shtunën prej orës 20:15 është ndeshja e dytë me Danimarkën, në Prishtinë.