Danimarka ka zbarkuar në Prishtinë.
Danezët sonte (20.15) do të ballafaqohen me kombëtaren e Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll (femrat).
Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Selektori Agron Shabani synon një paraqitje më të mirë me vashat e tij për dallim nga sfida e parë në Horsens.
Sfidën e parë Dardanet e humbën me rezultat 44:17.
“E presim Danimarkën me vendosmëri për të dhënë më të mirën.
Fat e sukses për vajzat tona”, uron fat FHK.