Të dielën me 15 tetor (11.00) në Ferizaj do të mbahet turneu përkujtimor “Ahmet Hysenaj – Petrova” në hendboll për kategorinë e veteranëve, njofton Xhavit Morina, kryetar i KHF Ferizajt.
Në turne marrin pjesë 6 klube, katër të meshkujt dhe dy të femrat.
Të meshkujt Boreci i Velesit, Vjosa e Shtimes, Kastrioti i Ferizajt, Vllaznia e Shkodrës dhe të femrat Shqiponja e Gjakovës dhe Ferizaj.
Petrova ka qenë për shumë vite kryetar i KH Kastriotit meshkuj e femra.