Danimarka sërish ka shënuar fitore ndaj Kosovës, por kësaj radhe në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Danezët shënuan fitore me rezultat 40:19 (21:11) ndaj Kosovës, në takimin e Grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në hendboll.
Vashat e Kosovës nuk i rezistuan Danimarkës.
Minutat e parë i bën një rezistencë, 0:1, 1:3, 2:4, 5:7, 6:8, por pjesa e parë mbyllet me 11:21 n[ë favor të Danimarkës.
Deri në fund të takimit Danimarka ka thelluar fitoren në 21 gola (19:40).
Hendbollistja Leonora Demaj është më efikasja me 8 gola, të Kosova dhe Elma Halilqeviç me 8 gola të danezët.
Danimarka edhe ndeshjen e parë e ka mundur Kosovën me 44:17 dhe kryeson renditjen me 4 pikë.