Kosova U17 ka shënuar fitore me rezultat 39:33 ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit “1 Tetori” në Prishtinë.
Kosova ka siguruar edhe pjesëmarrjen në fazën ndërkontinentale.
Në finale, vajzat tona fituan ndaj Bosnjë-Hercegovinës. Kombëtarja jonë ka dominuar prej fillimi dhe në fund fitoi me rezultat 39:33.
Martina Bibaj i realizoi 9 gola, ndërsa 8 i kishte Arona Krasniqi. Sara Gjergjaj i realizoi 6 gola.
“Jemi kampione me grupmoshën U17 në IHF Trophy zona evropiane.
Sigurojmë paraqitjen ne fazën ndërkontinentale e prej atje mund të shkojmë në Botëror”, - shkruan në faqen e FHK-së.