Trepça do t’i zhvillojë dy ndeshje me marrëveshje në Bosnjë dhe Hercegovinë në kuadër të Kupës Evropiane në hendboll.
Trepça ballafaqohet me klubin boshnjak Vogoshça.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Trepça e Mitrovicës, është e hendikepuar, Bosnja nuk i jep vizë lojtarit nga Tunizia, Yassine Henahem.
Cila është arsye që nuk pajiset me vizë lojtari nga Tunizia?
“Procedura më të gjata për shtetasit e Tunizisë, kjo është arsyeja”, tha shkurt Bujar Istrefi, kryetar i KH Trepçës.
Ndeshja e parë luhet më 20 tetor (19.00); e dyta, të dielën (17.00).
Trepça është shumë e dobësuar pa hendbollistin Henahem.