Trepça e Mitrovicës, fitues i Kupës së Kosovës, sot (17.00) kërkon kualifikimin në rrethin e tretë të Kupës Evropian në hendboll.
Ballafaqimi i parë ka përfunduar baras (27:27) mes Trepçës dhe Vogoshças.
Të dy ndeshjet luhen në Vogoshça me marrëveshje të klubeve.
Të premten që e lamë djelmoshat e kryetrajnerit Taib Kabashi nxorën rezultat fantastik.
Sot kërkojnë kualifikimin në ndeshjen që pritet me padurim.