Trepça e Mitrovicës është eliminuar nga garat evropiane.
Vogoshça ka shënuar fitore me rezultat 31:30 ndaj fituesit të Kupës së Kosovës, Trepçës. në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë të Kupës Evropiane në hendboll.
Trepçës i kushtojnë gabimet si në fund të pjesës së parë si në fund të pjesës së dytë, paksa edhe e pafat në këtë duel.
Vogoshça – Trepça 31:30
Vogoshça: Mutapçiç. Barakoviç 5, Ombasha 4, Gjapo 4, Memiq 4, Buriq 4, Zulfiq 4, Jelaçiq 2, Cabaavdiq 1, Shestan 1, Omanoviq, 2 Kadriç, Grujiq, Tahiroviq dhe Cordalija,
Trepça B. Terziqi, E. Terziqi 11, De Carvalho 7, Shabani 4, Ramadani 4, Mehmeti 2, Maxhera 1, Mujka, Salihu 1, Trajkovski, Therka, Smaka dhe Esati.
Ndeshja e parë që u luajt të premten, ka përfunduar baras 27:27.
Vogoshçka kualifikohet në rrethin e tretë.
Të ndeshje me marrëveshje të klubeve u luajtën në Vogoshça.
Pjesa e parë me rivalitet deri në minutën e 20-të, kur vendasit shkëputen në epërsi me 5 gola (18:13).
Seria 3:0 e Trepçës, ku u barazua rezultati 6:6 dhe pastaj kaluan në epërsi e 6:7 në minutën e 13-të.
Barazohet rezultati 8:8, 9:9 dhe skuadra boshnjake shkoi në pushim me pesë gola (18:13).
Portieri Kenan Mutapçiç me 9 pritje në pjesën e parë është më i merituari për epërsinë e vendasve.
Në minutën e 38-të 23:18 për skuadrën boshnjake.
Një minutë pushim ishte i frytshëm nga kryetrajneri Taib Kabashi.
Në minutën e 44-të Ramadani ngushton rezultatin në 25:24 dhe pastaj barazohet rezultati 25:25.
Në minutën e 55-të Trepça udhëheq me 28:29 duke shkaktuar panik të vendasit.
Megjithatë Vogoshçka kalon sërish në epërsi me 30:29.
Skuadra boshnjake ka shënuar fitore me rezultat 31:30.
Hendbollisti Deniz Terziqi është më efikasi të Trepça me gjithsej 11 gola, i ndihmuar nga De Carvalho me 7.
Barakoviç është më efikasi të vendasit, me gjithsej 5 gola.