Më pak rivalitet kishte në derbin tjetër të xhiros mes Trepçës dhe Prishtinës, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së hendbollit të Kosovës.
Në “Minatori”, Trepça dominoi plotësisht dhe fitoi me rezultat 43:33. Deniz Terziqi dhe Yassine Henahem i shënuan nga dhjetë gola për Trepçën..
Enis Kuleta i shënoi tetë gola për Prishtinën, ndërsa shtatë i kishte Ylli Visoka.
Në Gjakovë, Vëllaznimi fitoi ndaj Vushtrrisë me rezultat të ngushtë, 30:28. Ardi Halili i kishte 11 gola për ekipin gjakovar. Muhamet Hyseni i shënoi tetë gola për Vushtrrinë. Edhe kjo ndeshje ishte dramatike dhe e fortë.