Klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (meshkujt) po mobilizohet gjithë e më shumë, me synime që ky klub të jetë në maje të hendbollit të Kosovës.
Cili është mesazhi i KH Kastriotit?
“Faleminderit që jeni pjesë e skuadrës sonë të Kastriotit!
Së bashku, jemi një forcë e paparë në fushën e hendbollit, dhe jemi gati të bëjmë histori e ta kthejmë ekipin aty ku e ka vendin.
Kapitulli i ri në rrugën tonë drejt suksesit veçse ka filluar me kryetarin Fisnik Jashari.
Ekipi ynë është i përgatitur për sfidat e reja dhe me organizim të lartë, do të shkojmë përpara.
Ju faleminderit që jeni pjesë e historisë së Kastriotit! Krenaria e Qytetit", shkruan në faqen e klubit Kastrioti.