Egzon Gjuka është prej bartësve të lojës në Kombëtaren tonë.
Ai ka premtuar angazhim maksimal të lojtarëve në dy ndeshjet me Sllovakinë.
Ndeshja e parë është të enjten në Sllovaki, ndërsa e kthimit të dielën në Prishtinë.
Ndeshjet i takojnë kualifikimeve për Botëror.
"Sllovakia ka ekip cilësor.
Por gjasat tona ekzistojnë. Do të japim gjithçka nga vetja për kalim në fazën tjetër", ka thënë Egzon Gjuka në prag të nisjes për në Sllovak.