Aloja Lulzim Shabani ka premtuar luftë sportive në përballjet me Sllovakinë.
Shabani dhe lojtarët e tjerë janë të vetëdijshëm që në këto nivele vetëm angazhimi maksimal jep shpresa për sukses.
"Kosova gjithmonë kërkon fitoren, sidomos para shikuesve tanë.
Udhëtojmë me vendosmëri për angazhim maksimal dhe luftë për çdo top", thotë Lulzim Shabani.