Kombëtarja e Kosovës është shumë e motivuar për ndeshjet me Sllovakinë.
Për këtë ka folur portieri Haris Berisha.
Ai bashkë me Liridon Zenën e Arti Luzhën përbëjnë ekipin e portierëve.
"Me motivin që kemi dhe atmosferën e mirë brenda ekipit, synojmë suksesin.
Synimet i kemi të qarta - vazhdimin e rrugëtimit në kualifikimet për Botëror", thotë Berisha.