Kombëtarja e Kosovës ka zbarkuar në Sllovaki.
Selektori Bujar Qerimi ka zhvilluar edhe stërvitjen me hendbollistët.
Dardanët kërkojnë rezultat pozitiv në Bystrica.
“Jemi në Povazska Bystrica të Sllovakisë🇸🇰, në palestrën ku të enjten prej orës 18:00 e kemi ndeshjen me sllovakët, të vlefshme për kualifikimet e Botërorit 2025.
Atmosfera në Kombëtare🇽🇰 është e shkëlqyer, ndërsa hendbollistët tanë janë të përkushtuar për të dhënë maksimumin në kërkim të suksesit”, - njofton FHK.