Kombëtarja e Kosovës është në presion të ballafaqimit të parë me Sllovakinë, për faktin që synon të nxjerrin rezultat sa më të favorshëm për takimin e kthimit që luhet të dielën në kryeqytetin e Kosovës.
Sonte në orën 18.00 në Povazska Bystrica përballen Sllovakia – Kosova.
Djelmoshat tanë janë të përgatitur e të motivuar për sfidën e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll.
Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, do të mundohet që të kthehet me rezultat pozitiv nga ky rrugëtim i vështirë.
“Të gatshëm për luftë sportive dhe prezantim të dinjitetshëm të shtetit.
Të përkushtuar për angazhim maksimal.
Të bashkuar drejt synimit për rritjen e mëtejme të Kombëtares sonë.
Fat e sukses për djemtë tanë”, shkruan në faqen e FHK-së.