Sllovakia u tregua “kockë e fortë” për kombëtaren e Kosovës, në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll .
Sllovakët shënuan fitore me rezultat 33:23 (15:9) ndaj Dardanëve, në ndeshjen që u zhvillua në në Povazska Bystrica të Sllovakisë.
Vetëm në minutën e parë ishin në epërsi (0:1) djelmoshat tanë, ndërsa sllovakët u treguan më konkret në vazhdim të ndeshjes.
Sllovakia - Kosova 33:23
Sllovakia: Zernoviq, Prokop 7, Smetanka 6, Briatka 5, Pechy 3, Potisk 2, Devai 2, Urban 2, Hlinka 1, Fenar 1, Hnidak 1, Durish 1, Machde 2, Recicar, Toth e Kobnesny,.
Berisha, Gjuka 5, Ninaj 5, Jupa 3, Mushkolaj 2, Quni 2, Shabani 2, Gegaj 2, Zogaj 2, Cacaj, Muqolli, Ramadani, Mulaj, Taci, Luzha e Zena
6:2 në minutën e 13-të, 9:6 (18’), 11:6 (24’) dhe pjesa e parë mbyllet e 15:9 në favor të Sllovakisë.
Edhe pjesa e dytë e njëjta këngë, sllovakët më të mirë.
Në minutën e 50-të, 27:19 për Sllovakinë.
Djelmoshat tanë u munduan por nuk ia dolën që të nxjerrin rezultat më të favorshëm.
Sllovakia fitoi me rezultat 33:23 ndaj Kosovës.
Ndeshja e kthimit luhet të dielën në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.
Ky rezultat është shumë i keq por në sport nuk i dihet, si gjithmonë ka pas përmbysje.
Hendbollisti Egzon Gjuka e Kushtrim Ninaj me nga pesë gola, më efikasi të Kosova.
Jakub Prokop ka realizuar 8 gola të sllovakët, i ndihmuar nga Tomas Smetanka 6, Juraj Briatla 5 etj.