Jakub Prokop, golashënuesi më i mirë i Sllovakisë, me gjithsej shtatë gola kundër kombëtares së Kosovës, tha se paksa ishin nervoz në fillim të ndeshjes.
Sllovakët shënuan fitore me rezultat 33:23 ndaj Kosovës, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2025 në hendboll.
“Mbrojtja jonë funksionoi shkëlqyeshëm ndaj tyre.
Ne ishim edhe pak nervoz. Në shtëpi ishte një atmosfere e mirë dhe te gjithë e ndjenin presionin.
Pas golit të parë ulet nervozizmi. Ne shkojmë në Kosovë, nëse luajmë lojën tonë, do të avancojmë”, tha Prokop.
Të dielën luhet ndeshja e kthimit në Prishtinë (17.00).