Marian Zhernoviq, portier sllovak, shprehet se me meritë e mposhtën me rezultat 33:23 kombëtaren e Kosovës, në takimin e parë të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2025 në hendboll.
Kosova ka komplikuar punën dhe minimizuar gjasat për ndonjë kualifikim të mundshëm, në takimin e kthimit që luhet të dielën në Prishtinë.
“Në mbrojtje, bëmë pak a shumë atë që i thamë vetes. I lamë të gjuanin nga rastet që kishim studiuar.
Ata u thyen nga kundërsulmet tona dhe kjo ishte ajo që donim.
Ndoshta hera e parë që kur jam në kombëtare, në ndeshjen e kthimit shkojmë me një epërsi të tillë”, tha Zhernoviq.