Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi e ka vlerësuar shumë të rëndësishme fitoren me Sllovakinë, ndonëse ajo nuk ishte e mjaftueshme për avancim në kualifikime.
Sipas Qerimit, Kombëtarja është përmirësuar shumë në krahasim me ndeshjen në Sllovaki.
“Gabimet e mëdha jemi munduar t’i përmirësojmë me biseda, me qetësi, për të pasur pasqyrë reale për të vazhduar tutje. Djemtë e ri treguan veten.
Kemi parë se kemi cilësi.
Në ndeshjen e parë nuk ishte fytyra jonë e vërtetën.
Sllovakët nuk janë më të mirë se ne.
Sot treguam se mund të shkojmë tutje, të zhvillohemi ende”, ka thënë selektori Bujar Qerimi.