Ferizaj po i bën të gjitha përgatitjet dhe zotohen se do të fitojnë derbin e javës së 6-të të Superligës së Kosovës në hendboll (femrat).
Ferizaj është lider me pesë fitore rresht sa ka edhe kampionja Istogu në pozitën e dytë.
Ndeshje që pritet me padurim dhe njëra nga ekipet pritet të njoftohet me humbjen e parë por edhe mund të mbeten edhe më tej pa humbje nëse luajnë baras.
Megjithatë Istogun e pret ”ferri” në Ferizaj.
“Të dielën (më 12 nëntor), në Pallatin e Sporteve ‘Bill Clinton’, në ora 18:00, zhvillohet derbi kampional në mes KHF Ferizaj dhe KHF Istogu.
Në përkrahje të ekipit të zemrës, ju ftojmë të beheni pjesë e këtij spektakli.
Vashat tona, kanë nevojë për përkrahjen tuaj,mos hezitoni!
Vetëm një qëllim na bashkon Fitorja!”, njofton KHF Ferizaj.
Ferizaj kryeson me 10 pikë sa ka edhe Istogu.