Kampionja e Kosovës, Istogu, është para sprovës së madhe, ndeshet me skuadrën shumë të fortë sllovake, Iuventa Michalovce.
Ndeshja e parë luhet me 18 nëntor (17.30) dhe e dyta me 19 nëntor (11.30).
Të dy takimet me marrëveshje të klubeve luhen në Michalovce në kuadër të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.
“Istogu nesër niset për në Sllovaki.
Skuadra e Istogut nesër ditë e enjte niset për në Sllovaki, ku me 18 dhe 19 nëntor zhvillon ndeshjet e raundit të 3-të Kupës se Evropës.
Istogu do të përballet me njërën nga skuadrat më të mira të kësaj kupe që vitin e kaluar u paraqit në gjysmëfinale të EHF European Cup, Iuventa nga Sllovakia”, njofton KHF Istogu.