MSK Iuventa Michalovce “kockë e fortë” për kampionen e Kosovës, KHF Istogu, duke e gjunjëzuar me rezultat 43:18 (21:9), në ndeshjen e parë të rrethit të tretë të Kupës Evropiane në hendboll.
Të dy ndeshjet zhvillohen në Michalovce me marrëveshje të klubeve.
Një humbje e rëndë për Istogun, që nuk ka kurrfarë shpresa në ndeshjen e nesërme (11.30).
Një humbje me 25 gola dallim, që pak a shumë edhe pritej duke e marrë parasysh nivelin e skuadrës sllovake.
Hendbollistet vendase qysh në minutat e para krijuan epërsi të thellë me 12 gola (21:9).
Është interesant se në minutat e parë Istogu udhëhoqi me 0:2 por kjo u përmbys shpejt kur vendaset avancuan me 8:2 e duke thelluar epërsinë në 12 gola në pjesën e parë.
Marija Radoviq me 11 gola është më efikasja të vendaset, e ndihmuar nga Emilia Kowalik me 6, Martina Popovcova 4, Livia Kluckova 4 gola etj.
Ndërsa Dajana Milaniq shënoi më së shumti gola të Istogu, gjithsej 7, e ndihmuar nga Natalia Milatoviq me 3, Yllka Shatri 2, NIhed Limem 2, Albina Rugova 2 etj.
Duhet theksuar se MSK Iuventa Michalovce ka qenë në gjysmëfinale të Kupës Evropiane në edicionin e kaluar.