EHF ka publikuar renditjen e ligave dhe federatave kombëtare për sezonin e ardhshëm.
EHF ka publikuar listën sipas së cilës do të ndajnë vendet në Kupat e Evropës.
Media serbe “Monda.ba” ka shkruar me shqetësim: “Serbia pa Champions League! Kosova e ka vendin në Ligën e Evropës”.
“Sa i përket skuadrës së meshkujve, Spanja, Gjermania, Polonia, Franca, Danimarka, Hungaria, Portugalia dhe Norvegjia kanë një vend të sigurt në Champions League.
Serbisë nuk i është garantuar vend as në Ligën e Evropës, ku këtë vit më në fund mori përfaqësuese në formën e Vojvodinës, ku është në vendin e 23-të, ndërsa 18 federata marrin vende direkte.
Mirëpo, duke qenë se Rusia nuk është aty sepse është e pezulluar.
Sa i përket Kupës EHF-it, për momentin janë katër vende të garantuara, do të shohim nëse do të reduktohet në tre nëse kampionët e Serbisë luajnë në Ligën e Evropës, edhe pse kjo nuk ka gjasa.
Sa i përket hendbollisteve, Champions League nuk bëhet fjalë, prandaj Serbia mund të llogarisë edhe dy vende në Ligën e Evropës dhe dy vende në Kupën EHF.
Megjithatë, situata mund të jetë shumë më e mirë duke pasur parasysh se Mali i Zi ka një vend të garantuar në Champions League, se Kroacia është afër atij vendi, madje edhe Kosova ka vend në Ligën e Evropës”, shkruan ky farë mediumi serb.