Një libër me shumë domethënie që do t’i shërbejë brezave të ndryshme për rrugëtimin e klubit të hendbollit Vjosa e Shtimes.
Sot në Shtime promovohet libri “Gjurmëve 55-vjeçare të klubit hendbollistik Vjosa të Shtimes”, me autor Banush Imeri.
Pesë dekada e gjysmë të veprimtarisë së hendbollit në qytetin e Shtimes përkatësisht Vjosës, janë të përfshirë në librin e shkrimtarit Banush Imeri.
Të pranishmit
Një libër që është pasuri kombëtare e hendbollit.
Imeri, burrë i qetë dhe njohës i thellë i hendbollit jo vetëm shtimjan, ka shtruar gjerë e gjatë tërë veprimtarinë me batica dhe zbatica që ka rrugëtuar Vjosa.
Në promovim morën pjesë numër i madh, që vërtetë ka qenë mahnitës për faktin se nuk kishte vend as për një gjilpërë, nga kureshtja për të pa promovimin e librit me vlera të larta të hendbollit.
“Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, autori Banush Imeri, sot promovoi librin monografik me titull: “Gjurmëve 55-vjeçare të Klubit Hendbollistik 'Vjosa' të Shtimes".
Me praninë të shumë mysafirëve nga e gjithë Kosova si dhe lojtareve të gjeneratave të ndryshme u evokuan kujtime të lavdishme historisë 55 - vjeçare të klubit”, shkruan në faqen e KHF Vjosa.