Verim Zherka është i relaksuar dhe nuk mërzitet fare se si përgatitet e motivohet Trepça e kryetrajnerit Taib Kabashi por kryesisht merret me klubin e tij, Rahoveci.
Kryetrajneri i Rahovecit, Zherka, ka qetësinë dhe përparësinë psikologjike për dallim nga homologu i tij.
E para, Rahoveci është lider me 24 pikë e ka 6 pikë para Besës dhe Trepçës, që kjo e bën edhe më komod e do të luajnë pa presion.
E dyta, Zherka ia di tri dobësi Taib Kabashit, që pretendon ta lërë duarbosh në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
E treta, Zherka e njeh mentalitetin e Kabashit edhe e di më mirë se çdo kush tjetër se me cilën formulë mund t’ia humb kontrollin e lojës.
Rahoveci po përgatitet për fitore në Mitrovicë anipse ka mungesë hendbollistin më të mirë Egzon Gjuka, për shkak të lëndimit.
Flitet e përflitet se Zherka do të luajë ndryshe nga herët tjera që do të komplikojë shumë lojën dhe do fus në pozicionin shah mat Taib Kabashin.
Zherka e ka “ilaçin” që do fus në "gjumë" Kabashin në derbin e madh!
Ndeshja luhet të shtunën në orën 19.00.