Hendbollisti më i mirë në Kosovë, Egzon Gjuka, sot është operuar me sukses.
Gjuka është anëtar liderit të Superligës së Kosovës, Rahoveci dhe reprezentues i Kosovës.
Mungesa e tij do të vërehet dukshëm në petkun e Rahovecit.
“Siç ju kemi paralajmëruar më herët, i pandalshmi dhe ai që nuk kurseu asgjë për klubin, Egzon Gjuka i është nënshtruar një operimi pas lëndimit.
Gjithçka ka shkuar mirë dhe lojtari më i mirë në Kosovë tani do të hyjë në fazën e rehabilitimit.
Gjukën e presim edhe më të fortë nga pjesa e dytë e sezonit!
Forca Egzon, hajde Rahovec”, njofton KH Rahoveci.