Hendbollistet e WHC Çairi e mposhtën ekipin e Gjevgjelisë me rezultat bindës 38:13 dhe ruajtën pozitën e dytë në tabelë pas 11 xhirove në Ligën e parë të Femrave.
Të udhëhequr nga Stefanija Gjeorgievska, mikpritësit nuk patën shumë probleme ndaj skuadrës së fundit në renditje.
Ata avansuan me rezultat 6-1, pastaj edhe 11-3, ndaj ishte e qartë se çfarë rrjedhe do të kishte kjo ndeshje. Deri në pushim, skuadra e Basri Latifit ruajti avantazhin 18-10.
Në pjesën e dytë shënuan edhe më shumë dhe mbrojtja lejoi vetëm tre gola të tjerë për mysafirët për një fitore të madhe.
Golashënuesja më e mirë në ekipin fitues ishte Gjeorgievska me 11 gola, pesë gola i shënoi Hana Miftari, nga katër gola nga Gjevgjelia, Stupari dhe Shukleva.