Ferizaj është kampion vjeshtor i Kosovës me 22 pikë.
Të dielën skuadra ferizajase fitoi ndaj Ulpianës me rezultat të lartë, 69:14.
Hendbollistja Anja Bojaniq i kishte 14 gola, ndërsa nga 10 i shënuan Elsa Kongjeli e Aida Stagova.
Tek Ulpiana tetë gola i kishte Dineta Halili.
Ulpiana është e fundit me dy pikë.
Po të dielën, Vëllaznimi fitoi ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan me rezultat 29:24. Vëllaznimi është i teti me pesë pikë, sa i ka edhe Jusuf Gërvalla në vendin e shtatë.